Rama: S’i nënshtrohemi Greqisë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Tensionet e herëpashershme mes Tiranës dhe Athinës nuk mbeten as jashtë Samitit te Diasporës ne Tirane. Kryeministri Edi Rama ne bashkëbisedimin me shqiptare te ardhur nga vende te ndryshme te botes iu përgjigj shqetësimit te emigranteve qe jetojne ne vendin fqinj per tendosjen e këtyre raporteve. Ndonëse vlerësoi partneritetin strategjik me Greqinë, Rama e beri te qarte se Tirana zyrtare nuk do te nënshtrohet dhe as nuk do te heshte per çështje qe nuk mund te anashkalohen.

?Ne jemi angazhuar që ditën e parë për të adresuar çështjet e mbetura. Kemi ngritur një grup të posaçëm dhe kemi ofruar gatishmëri të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt konstruktiv duke pare nga e ardhmja, duke u bazuar ne standardet me te mira europiane. Jemi shpresëplote se do te mund t?i kapërcejmë pengesat qe nuk jane ne te mirën e kësaj marrëdhënieje fqinjësore strategjike. Por e kemi bere te qarte se nuk kemi ndërmend të heshtim e t?i nënshtrohemi fakteve të kryera në këto marrëdhënie. Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan keq që në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar e të heshtur per për çështje që s?mund të anashkalohen?.

Rama iu përgjigj edhe shqetësimit per pengesat qe hasin emigrantet per mësimin e Gjuhës Shqipe. Kryeministri foli me tone optimiste edhe per zgjidhen e problemit te njohjes se pensioneve nga Greqia dhe Italia, ku jetojnë nje numër i madh emigrantesh. Per shefin e qeverise, anëtarësimi ne Bashkimin Europian është bashkimi i shqiptareve. Pamundësia per te votuar ishte nje tjetër shqetësim per emigrantet e pranishëm, por Rama premtoi se me nisjen e procesit te regjistrimit te tyre, zgjedhjet e ardhshme do te jene te fundit ku ata nuk do te mund te shprehin vullnetin me vote.