http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur te përshëndesë Samitin e Diasporës nëpërmjet nje mesazhi publik, duke sqaruar se e ka te pamundur te marre pjese ne mbrëmjen gala i vetmi moment ku ishte parashikuar prania e kryetarit te Partisë Demokratike. Ne kete mesazh, Basha ka skicuar situatën e vështire, ku sipas tij ndodhet vendi, ka listuar arsyet qe detyrojnë shqiptaret te emigrojnë duke vene ne dukje se Shqipëria ka nevoje per Diasporën per te ndryshuar.
?Pa asnjë dyshim, çdo lloj kontribut i juaji për atdheun tonë është i vyer dhe i rëndësishëm. Investimet e diasporës në çdo fushë të ekonomisë janë të mirëpritura si ujët e pakët. Burimet dhe mundësitë e shqipërisë janë të mëdha?.
Basha ne kete mesazh u ka premtuar shqiptareve qe jetojnë jashtë kufijve se PD do te jete e vëmendshme ndaj propozimeve te tyre per t?i përfshire ne programin qeverises duke u premtuar edhe te drejtën e votës.
?E drejta e votës për emigrantët, lehtësimi i marrjes së shtetësisë së dyfishtë, përfaqësimi juaj i vërtetë në vendimmarrjet e rëndësishme politike, nxitja dhe mbrojtja e investimeve të diasporës, mbështetja shtetërore për arsimin, kulturën, artin dhe sportin në komunitetet e diasporës, janë disa nga prioritetet kryesore të projektit tim dhe të partisë demokratike për diasporën?.
Duke iu drejtuar shqiptareve qe jetojnë jashte kufijve Basha ka deklaruar se opozita i njeh detyrimet e papërmbushura që vendi i ka borxh diasporës në tërësi dhe sidomos asaj antikomuniste të cilës iu imponua me dhunë ndarja me atdheun.