Basha pret kreun e Vetëvendosjes Visar Ymeri - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-19 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama per amatorizëm ne marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjate nje takimi me kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri, kryetari i PD Basha ka theksuar se është i nevojshëm një bashkërendim mes Tiranës dhe Prishtinës, në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal. Sipas Bashes, ky bashkërendim duhet t?i shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Gjate këtij takimi, dy politikanet shqiptare kane diskutuar edhe ne lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, dhe lideri i opozitës Basha, vuri ne dukje se nje hetim i plote eshte i domosdoshëm.