http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Roli i Diasporës shqiptare është vlerësuar edhe nga kryetari i kuvendit Ilir Meta. Jo nga samiti i Diasporës, por nga selia e kryesisë se kuvendit, Meta ka shfrytëzuar takimin me kryetaren e këshillit kombëtar të Zvicrës, Christa Markwalder per te theksuar se komuniteti shqiptar ne Zvicer i ka bere marrëdhëniet mes dy vendeve me te veçanta.
?Për ne, marrëdhëniet me Zvicrën kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm falë pranisë tepër domethënëse të komunitetit shqiptar në këtë vend mik, i cili shërben si një urë shumë e fortë lidhëse dhe bashkëpunuese, por edhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë së bashku si dy vende demokratike dhe të interesave të përbashkëta që ne zhvillojmë?.
Ndërkaq Meta është përqendruar edhe tek bashkëpunimi ekonomik duke ftuar investitorët zvicerane te kthejnë syte nga Shqipëria, e cila me zbatimin e reformës ne drejtësi do te kete nje klime me te sigurt per biznesin, nje reforme qe eshte përshëndetur edhe nga kryetarja e këshillit kombëtar te Zvicrës.
?Zvicra e ka mirëpritur reformën në drejtësi, sepse ne besojmë që një sistem drejtësie i shëndoshë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në thithjen e investimeve?.
Gjithashtu ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon duke theksuar se kjo është një tjetër arsye pse Zvicra kërkon të forcojë lidhjet mes dy parlamenteve.