http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25 milionë dollarë dëmshpërblim do te paguaje presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump per tre padi te ngritura per mashtrim nga ish-studente te ?Universitetit Trump?. Ne vitin 2005 ish studentet kane paguar 35 mije dollarë per te mësuar sekretet e tregut te pasurive te patundshme nga instruktore te multimiliarderit. Por ata e kane paditur shkollën per mashtrim, pasi ajo nuk kishte dhënë njohuritë e nevojshme ne kete treg. Beteja ligjore zgjaste prej vitesh. Prokurori Eric Schneiderman e cilësoi pranimin e dëmshpërblimit nje kthesë befasuese dhe një fitore te madhe për mbi 6 mije paditësit, qe i cilësoi viktima. Por avokati i Trump kishte nje tjeter qëndrim.
?Klienti im është i kënaqur nga kjo marrëveshje. Ai është i gatshëm që të sakrifikojë nga pasuria dhe interesat personale për ta hedhur këtë pas krahëve dhe për të vazhduar përpara. Vullneti per kompromis tregon se presidenti Trump nuk ka faj, apo përgjegjësi?.
Ky ishte nje vendim qe studentet e prisnin prej vitesh, por me sa duket Trump ka dashur qe kjo çështje te marre fund përpara se ai te beje betimin si president i ri i vendit ne muajin janar.