Tension mes Tiranës e Athinës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Dënimi i dy shofereve te Ministrisë se Jashtme qe po transportonin nje ngarkese me libra per fëmijët shqiptare qe jetojnë ne Greqi, duket se ka sjelle nje tjetër moment tensioni mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tirana zyrtare ka reaguar ashpër nëpërmjet Ministrisë se Jashtme, duke akuzuar qeverinë greke se po cenon klimën e miqësisë dhe besimit mes dy vendeve.
?MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cenuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.?
Ne reagimin e Ministrisë, sqarohet se qe ne momentin e njoftimit për ndalimin e dy shoferëve në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, ka qene vete shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i cili ka kontaktuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi. Përveç komunikimit ne rruge diplomatike me Athinën zyrtare, shteti shqiptar ka ofruar asistencë konsullore dhe juridike për punonjësit e ndaluar duke mundësuar lirimin e tyre. Ndërkaq Ministria e Jashtme njofton se çështja do te vijoje te diskutohet ne rruge diplomatike dhe uron qe te ketë nje reflektim te shpejte te pales greke. Kjo nuk është e para përplasje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare; pasi vetëm pak jave me pare prishja e disa ndërtimeve ne Himare u be shkak per tensionimin e situatës mes dy vendeve tona.