Kosova kritikon qeverinë për Samitin e Diasporës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kosova shpërthen ne kritika ndaj Shqipërisë për Samitin e Diasporës qe po mbahet ne Tirane. Përfaqësuesi i Prishtinës zyrtare, zv/ministri i Kulturës Rexhep Hoti, tha se qeveria shqiptare ka përjashtuar Diasporën e Kosovës nga ky aktivitet. Numri dy i kulturës se Kosovës e cilësoi samitin ambicie politike te kryeministrit Edi Rama. Zv/ministri Hoti vijoi kritikat edhe për bashkëpunimin ne fushën e kulturës mes dy shteteve. Ai u shpreh se Kosova ka propozuar krijimin e nje ministrie te përbashkët te kulturës. Ministria shqiptare e kulturës nuk ka komentuar deklaratat e zv/Ministrit te Kosovës. Mirela Kumbaro ftoi shqiptaret e Diasporës te bëhen pjese e projekteve për zhvillimin e zonave turistike.
Ne panelet e ndryshme te Samitit kane marre pjese edhe ministra te tjerë te kabinetit qeveritar, te ftuar e pjesëmarrës nga Diaspora si dhe kreu i bashkësie se Tiranës. Erion Veliaj ftoi përfaqësuesit e Diasporës te investojnë ne kryeqytet. Bashkia e Tiranës po krijon lehtësira per investimet e huaja, si dhe zona te lira ekonomike, një prej tyre ne Kashar. Ne Samitin treditor te Diasporës marrin pjese rreth 800 te ftuar.