TIRANE-Fatura fiktive për tatimin e vlerës së shtuar si dhe procese gjyqësorë artificial midis kompanive të drejtuara dhe në pronësi të Rexhep Dautit, Mehmet Dauti dhe Sokol Nasufit janë skema e përdorur për përfitimin e padrejtë të mbi 1 milion dollarëve në biznesin e kromit.
Këtë të shtunë, gjykata e Tiranës i la në burg dy biznesmenët e kromit të arrestuar Sokol Nasufi dhe Mehmet Dauti ndërsa arrest me burg u dha në mungesë dhe për Rexhep Dautin.