Ora News - Ferit Keta po ngjit gradualisht etapat e suksesit

2016-11-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më 3 dhjetor Gjetan Keta do të ketë një përballje mjaft interesante kundër gjermanit Feigenputz. Takim vërtetë i vështirë për shqiptarin duke llogaritur forcën e kundërshtarit. Megjithatë nuk është vetëm Gjetan Keta njeriu që po e ngjit lart emrin e boksit shqiptar, së fundmi në skenë ka dalë një tjetër luftëtar nga dinastia Keta i cili ndeshje pas ndeshje po dhuron paraqitje mbresëlënëse në boksin profesionist, fjala është për Ferit Ketën.
28 vjeçari dy javë më parë mposhti me ?knock-out? një kundërshtar ekperienca e të cilit ishte në nivele të larta. Përballë polakut Lukas Georgieff që numëronte 60 ndeshje në boksin amator, Feriti u tregua i saktë dhe i fortë në momentet vendimtare duke mos i dhuruar hapësira rivalit të tij dhe pa u mbyllur segmenti i parë, siguroi fitoren me ?knock-out?.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/ferit-keta-po-ngjit-gradualisht-etapat-e-suksesit/

Free Traffic Exchange