Kandidatët për deputetë përjashtohen në mënyrë të dyshimtë nga verifikimi për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Komisioni për hapjen e dosjeve është i detyruar me ligj që t?i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për verifikimin për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, për të gjithë kandidatët për t?u emëruar dhe zgjedhur në 26 detyra të rëndësishme, duke nisur që nga Presidenti e deri tek drejtorët, me përjashtim të kandidatëve për deputetë.