Krujë/ 300 bimë narkotike në proces tharje, 5 kilogramë lëndë narkotike dhe 1 armë zjarri janë sekuestruar nga policia ndërsa në pranga ka përfunduar një 51 ? vjeçar.
Ai është Emerlla Stafa, banues në Krujë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 51 ? vjeçari kishte përshtatur një garazh si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Stafës, përveç 300 bimëve në proces tharje dhe 5 kilogramëve kanabis atij iu gjet edhe një armë zjarri, pushkë model 56, gjysmë automatike.