Manjani: Jo sekuestro apartamenteve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaron se qytetarët nuk do të paguajnë më për borxhet e ndërtuesve. Duke filluar nga kjo e premte asnjë apartament me kontratë sipërmarrje, porosie ose me premtim shitje, nuk do të mund të sekuestrohet edhe nëse ndërtuesi është debitor në banka apo tatime.?Shërbimi Përmbarimor privat ose publik nuk mund të sekuestrojë apartamentin e askujt që e ka ende me kontratë sipërmarrje, porosie ose me premtim shitje. Ka vetëm një kusht, që personi duhet të tregojë që ka shlyer këstet e pagesës, qoftë dhe një të vetëm.?Sipas ministrit, kjo është një mbrojtje për qytetaret te cilët kanë harxhuar paratë e tyre për të blerë një banesë.?Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që do të blejë një pasuri të paluajtshme duhet ta bëjë në zyrën e noterit, askund tjetër. Të ketë me vete dokumentin e identitetit, ata që e kanë para 2014, të shkojnë dhe të aktivizojnë nënshkrimin elektronik aty ku e kanë marrë, kjo do rrisë sigurinë ligjore 1000%. Nëse blerjet bëhen jashtë zyrës së noterit shteti nuk ka asnjë përgjegjësi.?Ministri i drejtësisë u beri apel qytetareve që për çdo blerje pasurie të paluajtshme, t?i drejtohen zyrave të noterëve.