Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ruan qëndrimin se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Shefi i diplomacisë kosovare, argumentoi qëndrimin, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Europian të Tiranës ku bisedoi për diplomacinë dhe sfidat e Kosovës.
Politika e Jashtme e Kosovës i sheh marrëdhëniet me Serbinë të ndara prej Shqipërisë. Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ruan qëndrimin që shkaktoi polemika në prag të vizitës së kryeministrit shqiptar në Serbi.
Hoxhaj: Çdo përmirësim i raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë është në interes edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës. Në i shohim marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, të ndara nga Shqipëria. Nk mendojmë se duhet të jenë në korrnizën e njëjtë.
Hoxhaj kërkoi forcim të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, jo vetem politik
Hoxhaj: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një bashkëpunim shumë më të ngushtë. Jo vetëm midis dy qeverive, por mes dy shoqërive.
Marrëveshjet me Serbinë në Bruksel janë kritikuar, por Hoxhaj thotë se të gjitha forcojnë sovranitetin e Kosovës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hoxhaj-shqiperia-jashte-marredhenieve-me-serbine/