Gjendet i vrarë pronari i një hoteli në autostradë

2016-11-18 3

Pronari i një hoteli në në autostradën Tiranë - Durrës, u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të premte nga disa kalimtarë në Kodër Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.

Eduart Lleshi, 48 - vjeç, banues në Kashar ishte qëlluar nga një automatik kallashnikov, nga i cili ishin shkrehur tri predha me breshëri.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesin të së enjtes, kur edhe banorët kanë dëgjuar të shtënat, por sipas tyre, kanë menduar se ishte ndonjë gjahtar në zonë.

Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar i rastit. Pranë tij ishte edhe një automatik ?Kallashnikov?. Dëshmitari rrëfeu për Televizionin Klan se menjëherë pasi kishte vënë re biznesmenin e vdekur kishte njoftuar policinë në telefon.

Ekspertët e policisë thanë se nga pozicioni i qitjes, ai mund të kishte kryer vetëvrasje. Dyshimet e vetme janë të shtënat me breshëri dhe vendi i ngjarjes. Gjithsesi sipas hetuesve të policisë, Lleshi, prej disa vitesh vuante probleme të shëndetit mendor dhe depresioni.

48 - vjeçari, sëbashku me të vëllain kishin menaxhuar një hotel në zonën e autostradës. Policia tha se po heton si pistë kryesore vetëvrasjen, për shkak të depresionit. Gjithsesi policia thotë se po vlerëson edhe pistat e tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.

Free Traffic Exchange