Hungaria mbështet “negociatat” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hungaria nuk ka asnjë dyshim që Shqipërisë duhet t?i hapen negociatat sa më shpejt. kjo u bë e qartë nga ministri i Jashtëm hungarez pas takimit që pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Jo vetëm kaq, por ai mbajti që qëndrim kritik edhe ndaj Presidentit të Komisionit Europian, Junker, sa i takon procesit të zgjerimit. Peter Szijjarto: Hungaria mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por ka dy aspekte. Se pari Shqipëria të plotësojë kushtin e vendosur dhe nga ana tjetër ekziston një faktor që nuk varet nga ju. Duhet të pranojmë dhe të kuptojmë se ka një lodhje nga zgjerimi në BE. Ju e dini se Presidenti i KE-së deklaroi se nuk do të ketë zgjerim në 5 vitet e ardhshme dhe kjo na bën të zhgënjyer, sepse ne nuk e kemi autorizuar Presidntin e Komisionit Europian të thotë një gjë të tillë, sepse ne e duam që zgjerimi të ndodhë në 5 vitet e ardhshme, maksimum në 5 vite.Kryediplomati shqiptar theksoi se procesi i skanimit të gjykatësve dhe prokurorëve është i rëndësishëm për avancimin e vendit drejt integrimit europian. Shefi i diplomacisë hungareze ka patur një takim edhe me kryetarin demokrat Lulim Basha. Pas publikimit të raportit të KE-së, Tirana është vizituar nga zyrtarë të ndryshëm të vendeve anëtare, të cilët kanë dhënë mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë.