Gjendet i pajetë 48-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 48-vjeçar u gjend i pajetë mesditën e sotme në Kashar. Trupi i Eduard Lleshit u pikas nga banorë të zonës në afërsi të xhamisë, ndërsa fare pranë tij u gjet dhe një armë automatike kallashnikov. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, tha se 48-vjeçari Lleshi dyshohet të ketë qëlluar veten me armë. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë ekspertiza, pasi nuk është hedhur poshtë edhe pista e vrasjes. Paraprakisht dyshohet se problemet e pronësisë por dhe gjendja depresive mund ta kenë shtyrë te ndërmarre aktin e vetëvrasjes. Policia ka shoqëruar disa të afërm të Lleshit, i cili prej kohësh kishte probleme pronësie dhe nuk mund të ndërtonte një shtëpi në zonën e Kasharit.

Free Traffic Exchange