http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej ditësh, Erseka është vendosur ne qendër te vëmendjes se partive politike, për shkak te zgjedhjeve per kryetarin e ri te bashkisë. Qyteti është vetëm 45 minuta larg Korçës, por për të shkuar atje duhet më shumë se një orë. Rruga tejet e dëmtuar, ne disa vende behet e vështirë për t?u kaluar. Banoret qe votojnë këtë te diele e kane këtë rruge shqetësim kryesor, pasi i ka penguar të shesin prodhimet bujqësore e blegtorale. Xhemile Sfrati nga fshati Selenicë, e cila ashtu si dhe shume te tjerë ne Kolonjës merret me blegtori e pak bujqësi, tregon për varfërinë e zonës. Edhe Gramoz Jaho është nga fshati Selenicë. Pasi ka mbaruar shkollën e mesme dhe një kurs profesional është rikthyer në fshat dhe së bashku me një mikun tij vendosen të merren me kultivimin e patates, por shpejt kanë kuptuar se do ta kenë të vështirë. Kolonja do te votoje te dielën për te zgjedhur kryetarin e ri te bashkisë pas ndarjes nga jeta te kryebashkiakut Arben Malo. Ne gare janë mjeku kirurg Ilia Stefo nga socialistet dhe juristi Dritan Hajro nga opozita, propozim i Partisë Agrare Ambientaliste. Në zyrën e KZAZ gjërat janë në përgatitjet e fundit. Robert Tallo kryetar i KZAZ na tha se çdo gjë është gati. Në një intervistë për Vizion Plus, dy ditë para zgjedhjeve, Ilia Stefo dhe Dritan Hajro rendisin disa nga prioritet e punës së tyre. Ne zgjedhjet e fundit vendore te vitit 2015, kandidati i koalicionit te majte fitoi me një diference prej 727 vota kundrejt kandidatit te opozitës.