Ora News – Vaksina antigrip, ISHP:Vendi ka hyrë në fazën e infeksioneve

2016-11-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes në këtë periudhë pasi vendi ka hyrë në fazën e shfaqjeve të infeksioneve respiraore dhe viruset gripale janë në qarkullim.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se janë shënuar 10.000 raste në javë/në nivel kombëtar të personave që kanë shfaqur vështirësi frymëmarrje, rrufë, temperaturë. Për të shmangur këto simptoma, mjekët rekomandojnë injektimin e vaksinës antigrip e cila gjendet në çdo farmaci dhe kushton 900-1200 lekë.
Simaku: Nga OBSH-ja është përcaktuar që stina e gripit fillon në fillim të muajit tetor dhe mbaron në fund të muajit maj. Nga eksperienca e viteve të kaluara, nga mesi dhe fundi i muajit nëntor fillon një trend rritës për të arritur pikun në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt. Mjeki kryesor për parandalimin e gripit është vaksina.
Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku, thotë se një person që ka bërë vaksinën e gripit është imun në nivelin 70% për tu prekur nga infeksionet respiratore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vaksina-antigrip-ishpvendi-ka-hyre-ne-fazen-e-infeksioneve/

Free Traffic Exchange