Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mirela Ruko, vajza që u shfaq në videon në rrjetet sociale teksa i hedh salcë Ministres Nikolla, la komisariatin nr 1 të Tiranës në orët e para të mëngjesit dhe u kthye në ambientin ku rrinë aktivistët e Lëvizjes për Universitetin. Ajo rrëfen ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe arsyet përse ndërmori një veprim të tillë.
Pas 10 orëve të kaluara në Komisariat, 23 vjeçarja Mirela Ruko u kthye në folenë ku qëndron grupi i të rinjve që identifikohen si radikalë të majtë dhe që vendosin për aksionet e tyre politike në ambientet e LOG-ut.
Kështu quhet kjo banesë private e marrë me qera nga Lëvizja për Universitetin, që shërben si qendër sociale.
Gjithçka ka qenë e mirëmenduar. Video e xhiruar me gjasë prej shokëve të saj teksa hedh salcë mbi Ministren e Arsimit Nikolla u bë virale.
Ndërsa komentet kanë qenë mbështetëse, por edhe kundër veprimit të dhunshëm.
Mirela studion sociologji dhe thotë se punon disa orë, por e ka të pamundur të paguajë studimet e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrefimi-i-studentes-hodha-salce-duke-i-kerkuar-nikolles-doreheqjen/