Report TV - Fier, dështon takimi me Subashin banorët e Mbrostarit sërish në protestë

2016-11-18 0

Banorë të fshatit Mbrostar në Fier, ku është parashikuar të ndërtohen një impiant për përpunimin e mbetjeve urbane, janë përplasur sot me kryebashkiakun, Armando Subashi.

Ky i fundit ka pritur në një takim banorë të këtij fshati, ndërsa mësohet se mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra. Subashi mësohet të jetë shprehur se vendimi për impiantin është marrë nga Këshilli Bashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të anullohet.