Linja e interkonjeskionit, Shqipëria kërkon ndihmën e Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare do te loboje tek kancelarja Merkel, lidhur me bllokimin e projektit per linjën e interekonjeksionit se rajonit. Per arsye politike me Prishtinën, Serbia ka bllokuar zbatimin e këtij projekti, ndaj Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, tha se do te kërkohet ndërhyrja e kancelares Merkel ne takimin qe kreu i qeverise, do te këtë me 28 nëntor. ?Një nga investimet e rëndësishme ka qenë linja me Kosovën dhe KFW ka qenë një pioner e mbështetjes për forcimin e rrjetit elektroenergjitik. Për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim megjithë lobingun e përpjekjet tona. Përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se edhe kryeministri Rama do ta trajtojë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, sepse na duhet që ky process të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale. Bllokimi dëmton marrëdhëniet por mbi të gjitha dëmton integrimin e rrjetit energjetik siç dëshiron edhe vet Bashkimi Evropian?, u shpreh ministri Gjiknuri. Kete deklarate, ministri e beri gjate nënshkrimit te marrëveshjes se ndërtimit te kësaj linje me palën maqedonase. Linja unazore e financohet nga banka gjermane KFW me nje hua prej 50 milion euro, ndaj lobimi do te behet ne Gjermani. Sekretari i energjisë i ka lënë afat Serbisë qe deri ne fund te këtij viti, t?i jape një zgjidhje ngërçit te krijuar me qellim zbatimin e këtij projekti. Parashikohet që punimet të fillojnë në vitin 2017, ndërsa projekti të mund të përfundojë në vitin 2019.