Mbrostar, dita e katërt e protestës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Mbrostarit kanë dalë sërish në protestë për të katërtën ditë, për të kundërshtuar, ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në këtë zonë. Protestuesit bllokuan rrugën nacionale Fier-Tiranë. Bllokimi shkaktoi radhë të gjata automjetesh si dhe trafik të rënduar. Policia ka ndërhyrë për të normalizuar situatën dhe bërë të mundur lëvizjen e mjeteve duke zhbllokuar rrugën. Banoret Mbrostarit kundërshtojnë vendimin e këshillit bashkiak te Fierit për ndërtimin e këtij impianti.Ndërkohë Policia e Fierit procedoi penalisht 5 banorë të kësaj zone, për grumbullim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Free Traffic Exchange