Dhunoi fëmijën 3 vjeç, prokuroria kërkon mbi 4 vite burg

2016-11-18 8

Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Tiranës dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit të palicencuar të fëmijëve ?Diren?, që ishte disa muaj më pare në qendër të një skandali.

Shabani u denoncua në qershor të këtij viti, përmes emisionit ?Stop? në Tv Klan, nga prindërit e një fëmije 3 vjeçar, te cilin ajo e dhunonte fizikisht.

Prindërit regjistruan aktin e dhunimit të fëmijës dhe e paraqiten atë në ekran, për të denoncuar administratoren Anjeza Shabani.

Gjate fazës hetimore, e pandehura pranoi dhunën ndaj te miturit, por tha se kjo kishte ndodhur vetëm njëherë. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të fëmijes.

Anjeza Shabani do te përfitoje ulje te 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit te shkurtuar. Ne seancën e radhës do të dëgjohet fjala e mbrojtjes dhe me pas do të jepet vendimi.

Free Traffic Exchange