Ora News – Bregu i Lumit, Veliaj: Prishim ndërtesat pa leje do strehojmë banorët

2016-11-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Bregut të Lumit do të përfitojnë bonuse strehimi pasi Bashkia do të shembë ndërtesat pa leje. Gjatë inpektimit për Ujësjellësin e njësisë 9, kryebashkiaku Veliaj ka thënë se do të vijojë puna për sistemimin e lumit.
Pas reshjeve të shiut dhe problematikës së përmbytjeve në Bregun e Lumit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do të vijojë shembja e ndërtimeve pa leje, ndërsa banorët do të akomodohen me bonuse strehimi.
Veliaj: ?Aktualisht po punojmë edhe në zonën e Bregut të Lumit, ku po shfrytëzojmë kohën e mirë pas shirave, për të prishur ndërtimet pa leje, për t?u kërkuar qytetarëve mirëkuptim. Do të garantojmë të drejtën e qytetarëve që duan të jetojnë në Tiranë, qoftë në banesat sociale, qoftë me bonus qiraje, qoftë me ndërhyrje në qendrat tona të emergjencave, por kurrsesi nuk do lejojmë që kjo pjesë e Tiranës të përmbytet për shumë pak banorë të papërgjegjshëm?.
Deklarat Veliaj i bëri gjatë inspektimit të rrjetit të ri të Ujësjellësit në njësinë 9 ku tha se përfitojë 5000 banorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-i-lumit-veliaj-prishim-ndertesat-pa-leje-do-strehojme-banoret/

Free Traffic Exchange