Report TV - Durrës, hapet drita jeshile për legalizimin e 1 mijë objekteve

2016-11-18 2

DURRES - I ngrirë prej disa vitesh me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi konsiderohet si zonë arkeologjike, procesi i legalizimit do të vijojë pjesërisht edhe në zonën B të qytetit të Durrësit. Janë rreth 1 mijë objekte (shtesa) të ngritura mbi objektet ekzistuese në zonën B të qytetit, për të cilat është hapur drita jeshile, pasi nuk cënojnë natyrën e zonifikimit.

Drejtori i ALUIZN-it Durrës, Flamur Gjuzi sqaron se në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore po lobohet fort që të shikohet mundësia e zhbllokimit total të zonave A dhe B. Në këto zona janë dhjetë mijë objekte pa leje, për të cilat ky proces ka ngrirë.

Free Traffic Exchange