Report TV - Rama-kolonjarëve: Mirëkuptojini demokratët, kanë mbetur rrugëve

2016-11-18 0

TIRANE - Ndërsa u bëri thirrje të gjithë kolonjarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, për kryetarin e ri të Bashkisë së Kolonjës, kryeministri Edi Rama tha se '20 nëntori është një mundësi e madhe për t'i dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë atyre që kanë nderin e madh të përfaqësojnë opozitën në parlament dhe që e çnderojnë misionin e opozitës sa herë hapin gojën".

Kryeministri u kërkoi socialistëve kolonjarë që të flasin me demokratët dhe tu shpjegojnë atyre se vota për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane Ilia Selfo është me vlerë dyfish, pasi sipas tij, "është zgjedhja më e mirë për Kolonjën dhe mundësi e mirë që opozita shqiptare të zgjohet."