Report TV - Gjykata: Koseni të kthehet në polici.Komisari:Do shërbej kudo

2016-11-18 1

Edmond Koseni, i cilësuar si ?komisari i hekurt?, ka fituar të gjitha betejat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit,duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t'i kthejnë pagat mujore për 11 vitet e lëna pa punë.

Sot Gjykata e Tiranës nxori një urdhër ekzekutimi për kthimin në detyrë të Edmond Kosenit me gradën që ka patur para pezullimit në vitin 2005.

Ka qenë gjyqtarja Teuta Hoxha që ka nxjerrë urdhër ekzekutimi për rikthimin e Kosenit në detyrë dhe dëshmpërblimin me pagat e 11 viteve për ish-komisarin e ?Hekurt?.

Urdhri i ekzekutimit detyron Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për ta sistemuar Kosenin në punë dhe për t'i paguar detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Free Traffic Exchange