Report TV - Dosjet e korrupsionit, 50 ekspertë gjermanë në Tiranë

2016-11-18 1

IRANE - Si asnjëherë më parë, Gjermania dhe Austria do të investohen me burime njerëzore, financiare dhe asistencë teknike për të luftuar korrupsionin në nivele të larta në Shqipëri.

Ndërsa ligji për ngritjen e institucioneve të reja antikorrupsion, Byronë e Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, edhe pse ka hyrë në fuqi, ka ?ngrirë? për shkak të bllokimit të Vetingut, Gjermania dhe Austria kanë një projekt konkret, më i madhi i këtij lloji në fushën anti-korrupsion, për shkundjen e dosjeve të korrupsionit.