Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është formalisht pjesë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), por fakti që është federata e sportit më popullor, aktualisht më të suksesshëm dhe me më shumë para?, ka bërë që ajo ta shohë me indiferentizëm çatinë olimpike. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë, të paktën kështu kanë lënë të kuptojnë krerët e KOKSH-it.