Ora News – Paloka denoncon arrestimin e të afërmit të Drejtorit Tatimeve në Dibër

2016-11-17 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike Edi Paloka denocoi në parlament arrstimin për trafik droge të afërmit të drejtorit të Tatimeve në Diber Dionis Ymeraj, i akuzuar nga opzoita si përson i angazhuar për manpulimin e zgjedhjeve në Dibër. Arrestimin, Ministri i Brendshëm, e cilësoi si dëshmi të faktit që policia e shtetit vepron në cdo rast kur shkelet ligji.
Paloka: Është arrestuar në Durrës me 75 kilogramë drogë Islam Ymëraj, që ky zotëria është vëllai i Dionis Ymerajt Drejtorit të Tatimeve të Dibrës, të cilin ne e akuzuam direkt gjatë fushatës jo vetëm për lidhjet me krimin, por edhe si një nga fiancuaesit me para të pista të asaj fushate zgjedhore.
Tahiri: Policia e Shtetit sapo paska dhënë një provë të punës të saj për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë në luftë kundër kujdo që shkel ligjin. Tani sukseset tona të na i ktheni në akuzë, vetëm ju mund ta bëni.
Paloka: Ju ka dalë boja kudo jo vetëm nëpër media, porn ë çdo institucion tjetër.
Tahiri: Nuk arrij as ta besoj sesi mund të mos gjenit dot një fjalë për të përgëzuar dhe përkrahur policinë e Shtetit. Unë nuk mendoj se ju i quani sic i quajti Berisha banditë me uniformë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-perplas-ne-kuvend-ministrin-tahiri-dhe-paloken/