Ora News - Gerd Hoxha: Vettingu bëhej edhe me organet ekzistuese

2016-11-17 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji i rivlerësimit, ose ligjit i Vettingut mund të bëhej edhe me organet ekzistuese. Kështu ka deklaruar kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha gjatë një interviste në studion e lajmeve të Ora News.
Sipas Hoxhës edhe Komisioni i Venecias ka thënë që disa prej strukturave nuk është e nevojshme të ngrihen. Për kreun e Unionit të Gjyqtarëve institucioneve ekzistuese duhet ti shtoheshin burimet njerëzore.
Hoxha: Që në krye të herës ne kemi qënë kundër krijimit të këtyre organeve sepse është një super strukturë e cila ne mendonim se ishte e panevojshme, jo vetëm ne por edhe Komisioni i Venecias në raportin ka theksuar se disa prej strukturave janë të panevojshme duke e mbingarkuar dhe e ndërlikuar procesin. Ne kishim mundësi që Vetingun ta bënim edhe me ato organe që ishin. Nëse marrim inspektoriatin e deklarimit të pasurive, inspektoriati po bënte një punë të mirë, inspektoriatit duhet ti shtoheshin thjesht kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura tjetër për të vazhduar hetimin më të thellë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu inspekoriati i KLD apo Inspektoriati të Ministrisë së Drejtësisë duhet tu shtoheshin kapacitetet burimet njerëzore, pagat, trajtimet për ata njerëz të cilët bëjnë një punë voluminoze. Edhe organeve të tjera duhet ti ishin shtuar këto kapacitete, por kur një gjë e tillë është thënë nga ne, në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorja Vlahutin në fund të takimit tha që mos u sheqetësoni ju shqiptarë, paratë i ka Europa për këtë dhe do ti bëjmë. Ndërkohë disa ditë më vonë një tjetër diplomati i rëndësishëm, ambasadori i Francës e kritikoi një superstrukturë të tillë. Kështu që ne humbëm kohë, po humbasim dhe para për të arritur një rezultat që mund ta arrinim mësë miri me këto organe që kemi.
Hoxha tha se Shqipëria nuk ka luksin që të bëjë çdo 10 vjet kushtetutë. Ai tha se Vettingu duhet të fillojë edhe nga politika.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gerd-hoxha-vettingun-mund-ta-benim-edhe-me-organet-ekzistuese/