Serbi, armët zhduken nga depot - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-11-17 0

Një sasi e madhe armësh dhe municioni janë zhdukur në një nga depot e ushtrisë serbe. Nuk ka konfirmim nëse kjo ka lidhje me incidentet e mëparshme lidhur me atentatet në Podgoricë dhe në Beograd, por atmosfera në Serbi vazhdon të jetë e frikshme, pasi tensionet vazhdojnë. Pas grupit që planifikonte atentat ndaj kryeministrit të Malit të Zi, tensionet u shtuan edhe në Serbi, kur edhe u zbulua makina me armë pranë shtëpisë së Aleksander Vuçiç.