Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parlamenti miratoi 5 anëtarët në autoritetin për informimin me dokumentat e ish sigurimit të shtetit, ndërsa rrëzoi kandidatin e mbështetur nga Partia Demokrtike. Opozita braktisi votimin ndërsa më hërët akuzoi mazhorancën se po e përjashton nga ky proces i rëndësishëm.
Edi Rama: Një persekutor i dikurshëm që na u ktheve në anti-komunistin më të madh. Por ja që në 25 vjet nuk u tregon dot atyre, një gozhdë që ngule ti me një fotografi, për të kujtuar me respekt ata që ishin viktima të terrorit të Partisë tënde të Punës së Shqipërisë.
Sali Berisha: Po përpiqet të përjetësojë barbaritë e etërve të tij. Është ky që i dogji të gjallë të përndjekurit politik. Përsa i përket ligjit ne jemi autorë të një ligji tjetër. Ligji ynë ishte hapje dosjesh për të gjithë zyrtarët dhe përjashtim nga detyra për ata që kishin.
Pas më shumë se një viti ngërç, parlamenti vëtëm me votat e amzhorancës votoi 5 anëtarët e autoritetit për informimin me dokumentat e ish sigurimit të shtetit, ndërsa opozita më herët braktisi sallën.
Dhe ashtu siç opozita e kishte paralajmëruar kandidati i mbështetur prej tyre Selami Zalli u rrëzua.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-bojkoton-votimin-e-ligjeve-ne-kuvend/