Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Seanca e sotme parlamentare u ndërpre tre herë pas përplasjeve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Shkak për ndërprerjen e parë ishin debatet për radhën e fjalës në foltore, ku kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka shtyu ministrin Beqaj për t?i hapur vendin ish-kryeministrit Berisha. Për dy ndërprerjet e tjera, shkak u bënë përplasjet mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka.
Debatet e ashpra të së enjtes u zëvendësuan nga përleshjet fizike. Në mbrojtje të së drejtës së fjalës për ish kryeministrin Berisha, Kryetari i grupit të PD Paloka nuk kurseu shtyrjen fizike të ministrit Beqaj në foltoren e Kuvendit.
Përplasja ndodhi pas akuzave të deputetes Albana Vokshi, ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për shkarkimin e drejtorit në Tropojë, rast i denoncuar në emisionin ?Stop? .
Vokshi: Pasi vodhën buxhetin dhe shtetin tani i janë sulur administratës, influencat e pushtetarëve për emërimet dhe shkarkimet politike nga puna poi dalin jashtë kontrollit.
Gardhi i trupave të sigurisë garantoi mungesën e lëndimit fizik mes deputetëve të PD që u afruan në foltore dhe ministrit në pritje për të folur Beqaj.
60 sekonda përpara kësaj skene që nuk i bën nder të zgjedhurve të popullit shqiptar, të majtë e të djathtë duartrokitën delegacionin francez per pranine e tyre ne parlament.
Me ndërprerjen e detyruar të seancës ikën edhe francezët bashkë me shijen që la vendi që kërkon të anëtarësohet në BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tjeter-incident-noka-nuk-lejon-ramen-te-flase-ne-foltore/