Report TV - Rama: Frikë se Kushtetuesja do bllokojë Vetingun dhe negociatat

2016-11-17 0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut, që është dërguar për rekomandim në Komisionin e Venecias.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Gjykata Kushtetuese mund të cënojë ligjin deri në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për hapjen e negociatave integrimin e Shqipërisë.