Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm në dy javët janë konstatuar 800 bagëti të ngordhura nga sëmundja e gjedhit ose siç njihet ndryshe Dermatoza Nodulare. Kryeveterineri në Ministrinë e Bujqësisë Edi Ferro tha se kjo sëmundje e rëndë është rikthyer këtë radhë në zonat fushore.
Ferro: Bëhet fjalë përreth 800 e ca krerë të ngordhura, të cilat ne jemi duke përgatitur procedurën dhe të gjitha këto kafshë do të kompensohen. Në negociatat që kemi pasur me Brukselin kemi arritur të marrim financim për 240 mijë doza, të cilat do t?i financojë vetë Brukseli për Shqipërinë.
Zonat problematike për sa i përket kësaj sëmundjeje mbeten Lushnja dhe Elbasani. Ndikim në përhapjen e kësaj sëmundje ka pasur edhe heqja e moratoriumit të tregtimit të mishit dhe bagëtive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/semundja-e-gjedhit-zbret-ne-zona-fushore-ngordhin-800-lope/