Ora News – Blushi: Po hapni bunkerin e Enverit dhe nuk hapni dosjet

2016-11-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi hodhi dyshime për hapjen e dosjeve pasi sipas tij ky ligj do të jetë i politizuar. Në fjalën e tij në Kuvend Blushi tha se nuk mund të ndodhë që të hapët një bunker në qendër të Tiranës dhe mos hapen dosjet e atyre që kanë ndërtuar bunkerët.
Blushi: Jo vetëm që procesi i dosjeve do të jetë totalisht selektiv, por edhe më shumë se kaq dhe tjua them po të doni. Po si mendoni ju se mendojnë shqiptarët, kur nuk hapëm dosjet e 50 viteve të diktaturës do hapim dosjet e 30 viteve xhungël kapitaliste. E beson njeri këtë? Mund të kishim hapur dosjet e diktaturës pa penalizuar njeri, përvec atyre që kanë bërë krime. Po kush beson që kur nuk hapëm dosjet e atyre viteve do hapim këto tani. Me reformën në drejtësi, se nuk bëmë drejtësi kur e kishim mundësinë dhe ata që kishin qeverisur para nesh, e do bëkemi drejtësi popullore apo drejtësi të kualifkuar me reofrmën në drejtësi të këtyre 25 viteve. Askush nuk e beson. Prandaj besoj se ky parlament është jo produktiv dhe cdo normë që kalon nuk e zbaton. Prandaj kam aryse të besoj se ky parlament është ndërtuar për të mos bërë asnjë punë.
Mund të kaloni një ligj për dosjet sic e keni kaluar, edhe mund të votoni autoritetin që bën të mundur hapjen e dosjeve, por do të jetë totalisht i pabesueshëm DHe nuk beson njeri dot që po hapni një bunker dhe nuk po hapni dot dosjet e atyre që bënë bunkerin dhe kjo nuk ka kuptim. Të hapni bunkerin e Enverit, por nuk hapim dosjet e Enverit. A mund të ndodhi kjo? Kjo nuk mund të ndodhë pra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-po-hapni-bunkerin-e-enverit-dhe-nuk-hapni-dosjet/

Free Traffic Exchange