Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E përditshmja italiane ?Corriere della sera? ka publikuar sot artikullin me titull ?Shqipëria ,sera europiane e drogës?.
43 misione përtej kufirit të financës italiane të zhvilluara në tokën shqiptare nga janarit i këtij viti deri më sot kanë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë në një territor prej 213 hektarë.
E përditshmja italiane bën një historik të problematikës së mbjelljes së marijaunës në territorin shqiptar duke e nisur me gushtin e vitit 2004, kur një helikopter i policisë italiane më në bord dy nënkomisar policie, një mareshall i financës italiane e një zyrtar i antidrogës shqiptare, nisi të mbikqyr në rreth 400 metra lartësi, territorin e fshatit të Lazaratit. Ky helikopter u godit me kallashnikov nga banorët e fshatit. Për fat asnjë nuk mbeti i plagosur dhe pse serbatoi kryesor i helikopterit u godit nga plumbat e ulja në aeroporti u bë mjaft e vështirë.
?Prej këtij momenti e deri më sot ka ndryshuar gjeografia, lartësia, niveli i trafikantëve, mjetet, njerëzit, taktikat e mbrojtjes, teknikat e punësimit. Por nuk ka ndryshuar substanca, shkruan ?Corriere della sera?, Shqipëria është sera europiane e drogës.?
Cdo vit një avion i financës italiane i modelit Piaggio P166DP1, sipas një marrëveshje me qeverinë shqiptare. në një kuotë prej 1000 metra mbikqyr rreth 20 % të territorit shqiptar, duke përjashtuar qytete, male e lumenj, pra rreth 50 % të territorit kombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/879303/