TIRANE - Brenda 1 ore nga nisja e punimeve, seanca parlamentare u ndërpre disa herë. Ka qenë fillimisht kryetari i grupit të PD, Edi Paloka që goditi ministrin Ilir Beqja, teksa ky i fundit po fliste nga foltorja e Kuvendit.
Më pas një tjetër koleg i të djathtëve, Flamur Noka pushton foltoren dhe kërkon që të gjithë të marrin fjalën vetëm pasi të ketë folur Sali Berisha. ?Harrojeni, nuk flet askush këtu para se të flasë Sali Berisha?. Kjo deklaratë bëhet në kohën kur drejt foltores kishte shkuar kryeministri Edi Rama i cili tentoi të bënte replikë me parardhësin.
Situata u qetësua rreth orës 14:30 ku nisën dhe replikat me fjalime, ku dominuan Rama e Berisha.