Hetohet dekonspirimi i aksionit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se aksioni per sekuestrimin e rreth 1.8 toneve kanabis ne Memaliaj pak dite me pare, u dekonspirua. Te dhënat e mbledhura sipas akuzës, tregojnë se ka patur rrjedhje informacioni nga punonjës te policisë. Prokuroria i pohoi Vizion Plus, se ka një hetim për dekonspirim nga zyrtarë lokal të policisë së Mamaliajt por, nuk bën të ditur emrat e tyre.Drejtori i Hetimeve te Renda ne Policinë e Shtetit, Ardian Çipa, ishte kete te enjte në Prokurori, i thirrur nga organi i akuzës. Ai mohoi per Vizion Plus se policia ka dëmtuar operacionin antidroge. Çipa sqaroi se nuk ka asnjë punonjës të implikuar ne rrjedhje informacioni gjatë këtij aksioni. Por nga ana tjetër, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur një hetim administrativ, pasi u arrestuan vetëm 4 nga shtatë personat e skeduar nga policia. Prokuroria ka dyshime se trafikantët u njoftuan një ditë para se kryej aksioni, duke u dhënë mundësi atyre të lëviznin lëndën narkotike ne nje tjetër vend. Sipas akuzës, dijeni për vendndodhjen drogës kishin drejtuesit e policisë së shtetit dhe ata të qarkut Gjirokastër.

Free Traffic Exchange