Telashet e borxheve të kompanisë ARMO duket se nuk kanë fund. Përveç bankave e disa kompanive private, janë OSHEE dhe Ujësjellësi i Fierit që kanë kërkuar sekuestrimin e disa pronave të kompanisë për shkak të detyrimeve të pashlyera. Faturat e pashlyera ndaj këtyre subjekteve shtrihen që në vitin 2009.
Por OSHEE dhe Ujësjellësi i Fierit nuk janë të vetmet që kërkojnë sekuestrimin e pronave të kompanisë.
Vetëm pak javë pas rikthimit të ARMO-s në punë përmes një marrëveshjeje me kompaninë Ionian Refining dhe Trading Company, kreditorët e ARMO-s janë vërsuluar për të bllokuar apo shitur asetet e saj.