Zjarri i merr jetën vogëlushes - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm këto rrënoja kanë mbetur pas zjarrit që ra ne një barake, i cili i mori jetën një vogëlusheje 2 vjeçe në periferi të kryeqytetit. Kryefamiljari Safet Hamza së bashku më gruan tij, kishin sajuar një ambient me dërrasa në zonën e Babrrusë dhe përpiqeshin te siguronin jetesën, duke mbledhur ambalazhe metalike. Djali i madh i familjes, vetëm 5 vjeç, mundi të largohet në kohë dhe t?i shpëtoje zjarrit. Gjyshja e viktimës, tregon momentin e tmerrit dhe thotë se nuk arriti t?i jepte ndihmën e pare mbesës 2 vjeçe. Sipas ekspertëve, vogëlushja pjesë e komunitetit rom, ka vdekur nga asfiksia, pasi ishte lënë vetëm në banesë nga prindërit. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një bombol gazi e ndezur për ngrohje.