TIRANE-Prindërit i lenë vetëm në barake, por e keqja më e madhe ndodh. Fëmija 2 vjeç rom digjet i gjallë, shpeton mrekullisht i vëllai, 4 vjeç.
Ngjarja ndodhi sot paradite rreth orës 8:45 në fshatin Shpat të Babrrusë në baraken ku jetonte një familje rome.
Dy fëmijë të mitur ndodheshin vetëm në barake me llamarina në momentin kur kanë shpërthyer flakët. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit se një barake është përfshirë nga tymi e zjarri.
Megjithë mbërritjen në kohë të zjarrfikësve, fatkeqësisht fëmija 2 vjeç është nxjerrë i pajetë.