http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një operacion i Drejtorisë se Policisë Gjirokastër është finalizuar me kapjen e afro 1800 kilogramëve hashash ne zonën e Memaliajt. Ndërkohe katër persona kane përfunduar ne pranga, ndërsa tre te tjerë janë shpallur ne kërkim. Burime te policisë konfirmojnë se janë goditur te paktën 6 raste te trafikimit te lendeve narkotike. Te arrestuarit janë Besim Zika, Pëllumb Rona, Festim Rona e Çoban Kalemi. Agjentet e antidrogës kishin marre informacion per aktiviteti kriminal te te ndaluarve. Per kete arsye kane ushtruar kontroll ne shtëpitë e tyre nga ku jane gjetur ngarkesat e droge. Lënda narkotike ishte paketuar dhe futur ne thasë per t?u bere gati per shitje. Përveç sasisë se hashashit është sekuestruar edhe nje arme zjarri kallashnikov si dhe nje sasi fishekësh. Katër te ndaluarit do te përballen me akuzën e prodhimit dhe trafikimit te lendeve narkotike. Operacionet e policisë kane qene te shpeshta ne zonën e Tepelenës dhe Memaliajt ku jane kapur ngarkesa te mëdha.