http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi duket se ka qene themeli i kërkesës per me shume para qe kane bere institucionet e ketij sistemi si gjykata kushtetuese dhe zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor gjate diskutimit te buxhetit te vitit 2017 ne komisionin e ligjeve. Por kreu i këtij komisioni Fatmir Xhafaj ka sqaruar paqartësitë, duke specifikuar se kostot per shkak te reformës kane fond me vete ne buxhetin e shtetit. Fatmir Xhafaj: 500 milion leke plus 250 punonjës shtese organike qe do te thote ne momentin qe ato behen efektive, pra ne momentin qe zotërinjtë dhe zonjat e nderuara te Gjykatës Kushtetuese do te vendosin te çlirojne ligjin e vettingut qe te filloje procesi, do te filloje edhe vendosja ne lëvizje e mekanizmit.Por pjese e debatit tek ligjet jane bere edhe batutat per goditjen ne Gjykate Kushtetuese te ligjit te vettingut dhe paralajmërimi i opozitës per te ankimuar edhe ligjin per KLGJ dhe KLP.Kujtim Osmani: Pretendimet tona kane qene lidhur me te rejat qe sjell ligji i ndryshuar per organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi përcaktuar ne menyre te qarte ku themi se: Fatmir Xhafaj te lutem atë lëreni se ai sapo është botuar ne fletoren zyrtare, pastaj do hyje ne fuqi, pastaj mund te ankohet, vjen ne Gjykate Kushtetuese, e kthen Gjykata Kushtetuese dhe prandaj me pas flasim per atë, se pastaj duhen edhe shpenzimet e vajtjes deri ne Venecia, shpenzimet e kthimit nga Venecia.?Me përjashtim te Këshillit te Larte te Drejtësisë, i cili vitin e ardhshëm nuk do te ekzistoje me; te gjitha institucionet e reja Prokurori i Përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese dhe zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, kane kërkuar fonde shtese.