Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është përfshirë nga debatet në lidhje me paralajmërimin e Presidencës se do ankohen në Kushtetuese nëse nuk i shtojnë fondet me 20 milion lekë. Kreu i Financave u shpreh se një kërkesë e tillë është legjitime, por për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë kjo është një gjobëvënie.
Kërkesa e Presidencës për një shtesë fondi prej 20 milion lekësh dhe paralajmërimi se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Ekonomisë.
Ministri i Financave u shpreh se një kërkesë e tillë është legjitime dhe po konsultohen për të gjetur një zgjidhje.
Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë e cilësoi këtë një gjobëvënie.
Ahmetaj: Është kërkesë legjitime, normale. Jemi duke e konsultuar.Apriori mund të them..
Braçe: Në ç?kuptim është legjitime zoti Ministër? Ju e keni ndjekur seancën e djeshme në Komisionin e Ligjeve? Nëqoftëse edhe ju vini këtu për të legjitimuar gjoba, pastaj kjo është histori tjetër.Po gjobëvënie në Kuvendin e Shqipërisë është shumë e madhe.
Ahmetaj: Nuk poi referohem kërcënimit se do ta çojmë buxhetin në Gjykatën Kushtetuese, se nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është legjitime në aspektin e kërkesës. Nuk është e thënë që do të merret parasysh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/brace-debate-me-ahmetaj-per-rritjen-e-fondeve-per-presidencen-gjobevenie/