Ora News – Debate tek “Veprimtaria”. Opozita: Rritja e çmimit të gazit prek qytetarët

2016-11-16 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e çmimit të gazit të lëngshëm për automjetet ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ministri i Energjisë sqaroi se propozimi i tyre është bërë për të disiplinuar tregun. Por për opozitën kjo do të prekë edhe qytetarët. Debate u shkaktuan edhe për verifikimin e matësve të energjisë.
Akciza e propozuar nga Ministria e Energjisë për gazin që përdorin automjetet ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë shpjegoi se kjo masë është e domosdoshme për të disiplinuar tregun, por demokratët argumentuan se kjo do prekë dhe qytetarët.
Gjiknuri: Për të sqaruar qytetarët, nuk ka asnjë impakt, nuk ka ngritje tek bombolat e familjarëve, përkundrazi. Tashmë do t?i blejnë bombolat në një treg të sigurt, të çertifikuara me legjislacionin e ri.
Bushati: Ose të rrijë dhe ai urtë, ose të ikë nga Komisioni.
Shalsi: Ndalojmë Komisionin.
Gjiknuri: Të vazhdojmë.
Opozita akuzoi Ministrin Gjiknuri se po i vendos gjobë qytetarëve të cilët duan të bëjnë verifikimin e matësve të energjisë elektrike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/debate-tek-veprimtaria-opozita-rritja-e-cmimit-te-gazit-prek-qytetaret/