Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur na ndan më pak se një javë nga zgjedhjet vendore në bashkinë e Kolonjës, kandidati i ASHE Ilia Stefo iu ka premtuar banorëve të Leskovikut disa projekte, mes tyre ndërtimin e ujësjellësit dhe rikonstruksion të shkollës Jani Vreto.
Në mbështetje të Stefos, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se vota për kandidatin e majtë është votë për projektet e nisura.
Stefo: Ujësjellësi do bëhet, posta do bëhet, nënstacioni do bëhet dhe mbi të gjitha për atë që kam merak shumë Shkolla Jani Vreto do bëhet ashtu si e ka emrin.
Peleshi: Edhe në respekt të kryetarit të ndjerë Ben Malo, p projekti i filluar prej tij për hyrjen e Leskovikut dhe qëndrën e Leskovikut është në zyrat tona.
Në takimin përmbyllës të fushatës në Leskovik ishin dhe dy ministrat Gjiknuri dhe Tahiri të cilët premtuan dy projekte konkrete për banorët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/stefo-premton-ndertimin-e-ujesjellesit-dhe-shkolles-jani-vreto/