Ora News – Shijak, Rama: Zgjidhje titujve të pronësisë dhe sistemit të ujitje-kullimit

2016-11-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijimësi të takimeve, për të prezantuar programin e bujqësisë, Kryeministri Rama u ndal në Shijak. Rama apeloi fermerët që të aplikojnë për të përfituar nga Fondi Kombëtar i Garancisë, ndërsa premtoi për ta zgjidhje të çështjes së titujve të pronësisë.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedime me fermerët e Shijakut, të cilët i ka njohur me mundësitë që kanë për të përfituar nga Fondi Kombëtar i Garancisë. Rama u premtoi banorëve se qeveria do të zgjidhë problemin me titujve të pronësisë dhe sistemin e ujitjes dhe kullimit.
Rama: Në 25 vjet nga dalja e ligjit, jo vetëm që nuk u shpërndanë titujt e pronësisë, por përkundrazi, situata vetëm u ngatërrua. Ne kemi ndërmarrë një operacion masiv në gjithë territorin dhe me bashkitë e reja kemi filluar procesin e dhënies së pronësisë bazuar në ligjin 7501. Qysh prej vitit 1991, kanalet vaditës e kullues u lanë në mëshirë të fatit?.me bashkitë po bëhet një punë e madhe dhe do vazhdojmë me këtë operacion deri kur të mos mbetet asnjë metër katror tokë bujqësore e pa ujitur apo e pa garantuar për kullimin.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shijak-rama-zgjidhje-titujve-te-pronesise-dhe-sistemit-te-ujitje-kullimit/