http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjidhja e problemeve të trashëguara si pronësia mbi tokën bujqësore dhe sistemi i ujitjes e kullimit, si dhe Fondi i Garancisë Kombëtare për nxitjen e prodhimit bujqësor dhe agro-përpunimit, ishin temat e diskutimit mes kryeministri Edi Rama me fermeret ne Shijak. Qeveria tha Rama është e angazhuar t?i japë zgjedhje këtyre problemeve që kanë penguar zhvillimin e fshatit.?Në 25 vjet nga dalja e ligjit, jo vetëm që nuk u shpërndanë titujt e pronësisë, por përkundrazi, situata vetëm u ngatërrua. Ne kemi ndërmarrë një operacion masiv në gjithë territorin dhe me bashkitë e reja kemi filluar procesin e dhënies së pronësisë bazuar në ligjin 7501. Qysh prej vitit 1991, kanalet vaditës e kullues u lanë në mëshirë të fatit. Ne jemi angazhuar edhe këtu. Në këtë aspekt me bashkitë po bëhet një punë e madhe dhe do vazhdojmë me këtë operacion deri kur të mos mbetet asnjë metër katror tokë bujqësore e pa ujitur apo e pa garantuar për kullimin. Është njëkohësisht dhe paketa më e madhe financiare që një qeveri ka vënë në dispozicion të ujit në parcelë qysh nga viti 1991.?Kryeministri Rama i ftoi sërish fermerët te aplikojnë dhe përfitojnë nga Fondi i Garancisë.?Ne kemi krijuar një Fond Kombëtar të Garancisë për fshatin, për prodhimin bujqësor, për t?i dhënë akses fermerëve për të financuar zhvillimin e prodhimit, apo elementë të ndryshëm të ciklit të prodhimit, duke marrë kredi të garantuara nga shtetit. Këtu nuk bëhet fjalë për të zëvendësuar buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit për fshatin në këto 3 vjet është rritur dhe do vazhdojë të rritet. Këtu bëhet fjalë për të pasur edhe një linjë tjetër financimi, që është komplementare me të parën, si kudo në çdo vend normal dhe bëhet fjalë për kredi, të cilat në rastin e bujqësisë garantohen nga shteti.?Gjatë vizitës në Shijak, shefi i qeverise pa nga afër qendrën e re të Shijakut, si dhe inspektoi punën në kantieret e tjera për rivitalizimin e qytetit.